E ka tentuar deri ne fund titullin Kampione Europe, por ne fund “ia kane vjedhur”. Karateistja lezhjane Mikela Skandaj eshte shpallur ne kete menyre per te tretin vit me rradhe nenkampione e kontinentit ne peshen 60 kg.
Ndeshjet finale te ketij kampionati jane zhvilluar diten e sotme ne Varshave te Polonise dhe Mikela, perfaqesuese e Italise, ka patur perballe tre atlete angleze. Ajo ka arritur t’i sfidoje dy te parat duke siguruar daljen ne finale.
Por çudia me e madhe ka qene se ndonese nje finale, ajo ka patur si kundershtare jo vetem sportisten nga Anglia, por edhe arbitrat qe çuditerisht per kete ndeshje kane qene nga Anglia.
Mikeles iu nderrua tre here tatami, gje qe nuk duhet te ndodhte. Ajo e filloi bukur garen por gjyqtari nuk i dha dy pike te pastra, gje qe e nevrikosi sportisten tone. Por gjithsesi Skandaj ia doli ta nxirrte jashte gare konkurrenten duke e hedhur jashte tatamit qe do te thoshte kartoni i katert i verdhe dhe eliminim direkt i sportistes angleze, por gjyqtari kete here e ndihmoi patrioten e tij duke e detyruar shqiptaren qe perfaqesonte Italine qe t’i gezohet vendit te dyte edhe ne kete Europian, vend ky qe arrihet per te tretin vit rradhazi.
Ne pamje te pare kjo eshte nje arritje e madhe per Mikela Skandajn, por nga menyra si rrodhen ngjarjet, nga ndeshjet fantastike qe ka zhvilluar, e ka merituar plotesisht titullin kampione Europe, qe per fat te keq edhe kete vit nuk ia doli ta siguronte./www.shkodrasport.com/