Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në futbollin argjentinas, në ligat e ulëta. Një arbitër përfundoi në spital pasi u dhunuar nga një futbollist.

Ngjarja ndodhi në ndeshjen mes Mitre-Sporting di Santo Pipo, ku lojtari Luis Maciel, nga ekipi mik u ndëshkua me kartonin e kuq.

Ai reagon ashpër duke e goditur dy herë me grushte arbitrin, i cili përfundoi në spital, ndërsa futbollisti në burg.

“Po shikoja kronometrin, mungonte vetëm një minutë e gjysmë nga mbyllja e kohës së rregullt, më pas nuk më kujtohet më asgjë”, tregoi më pas arbitri në spital.