Egnatian ka mposhtur në transfertë Bylisin me rezultatin 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore.
Pjesa e parë nuk kishte shumë raste dhe u mbyll pa gola. Gjithccka ndryshoi pjesën e dytë me ballshiotët që gjetën golin e avantazhit në minutën e 47’ me Lajthian. Në minutën e 56’ Xhekson vendosi baraspeshën nga pika e bardhë e penalltisë.
Pas pak minutash Duamena dyfishoi shifrat pas një goli me kokë. Në minutën e 83’ Atanda shënoi golin e tretë për ekipin duke bërë që të shpërthente festa. Por pas 4 minutash mbrojtesi shkodran Trumçi riktheu shpresat tek ballshiotët duke shënuar golin e dytë për ekipin e tij.
Me këtë fitore Egnatia ruan vendin e 4 por shkon në kuotën e 34 pikëve, ndërsa Bylisi zbret në renditje, përkatësisht në vendin e 9- të me 26 pikë.
BYLIS 2-3 EGNATIA
47′ Lajthia, 87′ Trumçi / 56′ Xhekson, 63′ Duamena, 83′ Atanda