Flamurtari ka mundur në transfertë Besën me rezultatin 4-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë së Parë.
Sfida u zhbllokua shumë shpejt nga Juri nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 36’ Oliveira dyfishon shifrat për Flamurtarin. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të vlonjatëve.
Me fillimin e pjesës së dytë Oliveira shënoi dopietë. Në minutën e 57-të Liçaj kapi topin me dorë në zonë dhe u ndëshkua me karton të kuq duke i dhuruar 11-metërsh Besës. Më pas Hoxha shënon golin e parë për ekipin nga pika e bardhë e penalltisë. Në të 60’ Oliveira vulos fitoren e Flamurtarit duke shënuar tripletë.
Me këtë 3 pikësh Flamurtari ngjitet në vendin e 2-të me 32 pikë ndërsa Besa mbetet në vendin e 5-të me 24 pikë.
BESA 1-4 FLAMURTARI
58′ Hoxha (P) / 7′ Juri (P), 36′, 54′ 60′ Oliveira