Elbasani ka fituar përballë Bylisit sfidën e vlefshme për javën e 16-të të Superiores. Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të vendasve.

Gjithçka nisi keq për Bylisin, me kapitenin Marin Abazaj që u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 30-të. Por në minutën e 4-të shtesë të pjesës së parë, ballshiotët gjetën surprizisht avantazhin me Malomo.

Megjithatë, pjesa e dytë foli e gjitha për Elbasanin, të cilët përmbysën me dy gola të Lleshit dhe një të Kasës.

Me këtë fitore, Elbasani shkon në kuotën e 21 pikëve, në vendin e 5-të. Në krahun tjetër, me vetëm 13 pikë pas 16 ndeshjesh, Bylis mbetet në vendin e fundit në tabelën e renditjes.

Elbasani 3 – 1 Bylis (Kasa 54′, Lleshi 64′, 90+6′ / Malomo 45+3′)
Superiore: Java 16
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Arbitër: Erjon Bastari