Vllaznia mund të sigurojë një përforcim të rëndësishëm gjatë kësaj periudhe të bojkotit të kampionatit. Klubi shkodran është në negociata me mbrojtësin kryeqytetas Eni Imami.
“Panorama Sport” mëson se ish-lojtari i Tiranës dhe Skënderbeut po diskuton mundësinë për të veshur fanelën kuqeblu. Bisedimet po shkojnë në rrugë të mbarë dhe pritet vetëm firma.
27-vjeçari u largua nga Skënderbeu pas përfundimit të sezonit të kaluar. Ai iu bashkua Partizanit në stërvitje, por bllokimi i merkatos nga KAS-i për shkak të transferimit të Eraldo Çinarit nuk finalizoi marrëveshjen mes palëve.
Në këtë mënyrë, të kuqtë rrezikojnë të humbasin lojtarin e tretë pasi Sabien Lilaj dhe Gledi Mici kaluan te Prishtina.