Tiago Mota u shkarkua nga Xhon Elkan. Sipas asaj që raportohet nga “Corriere dello Sport”, aksioneri kryesor i bardhezinjve ka ndërhyrë personalisht për të ndryshuar trajnerin. Xhon Elkan telefonoi Skanavinon duke i kërkuar shkarkimin e italo-brazilianit përpara sfidës me Xhenoan.
Ai ndërhyri në pjesën sportive të klubit pasi pa që humbjet kundër Atalantës dhe Fiorentinës e mbushën kupën dhe rrezikonin seriozisht vendin e katërt. Kështu, ai ndërhyri personalisht duke kërkuar që italo-braziliani të shkarkohej menjëherë, para Xhenoas por pa caktuar se kush do ta zëvendësonte. Elkan po përpiqet t’i japë zgjidhje problemeve të Juves.
I njohur për komentet e tij epike për futbollin, ish-sulmuesi Antonio Kasano këtë herë ka shpërthyer për disa futbollistë të Juventusit. Më konkretisht për Dushan Vlahoviçin, Kopmeinersin dhe Niko Gonzalezin, të cilët sipas tij kanë qenë fajtorët që kanë çuar gjendjen e Juventusit dhe të Tiago Motës në këtë pikë. “Edhe kundër Xhenoas, Dushan Vlahoviç konfirmoi se është ai ‘lojtari i lodhur’.
Kopmeiners, nga ana tjetër, as nuk duhet të llogaritet, ndërsa Niko Gonzalez duket sikur është kushëriri i tretë i atij që është parë në Firence. Ata e kanë dënuar Tiago Motën me shkarkim. Është akoma herët të flasim për Tudorin, por ata parazitët i bënë ‘gropën’ Motës”, tha Kasano.