Kristiano Ronaldo, siç i ndodh zakonisht në mbrëmjen e djeshme vendosi një tjetër record në karrierën e tij madhështore. Portugezi shënoi në triumfin 3-0 të Juventusit ndaj Dinamo Kiev dhe për të ishte goli numër 750 në karrierë.

Një objektiv të cilit Ronaldo iu gëzua shumë dhe bëri një dedikim në rrjetet sociale. Një dedikim, të cili i është përgjigjur një mik i tij si Iker Kasijas.

Ish-portieri spanjoll nuk ka preferuar ta përgëzojë si gjithë të tjerët, por ka dashur ta ngacmojë në mënyrë që 35-vjeçari të vazhdojë të shtyjë më shumë drejt historisë.

“Vetëm 750 gola? Mund të bësh më shumë”, ishin fjalët e Kasijas, të cilat me siguri Ronaldo nuk ka për t’i marrë edhe aq me shaka, duke ditur karakterin e tij ambicioz për të prekur rekord pas rekordi. /VipSport/