Prej vitesh ka qenë në fushë duke kënduar himnin Kombëtar, ndërsa në sfidën inauguruese të Shqipërisë kundër Francës, tenori Kastriot Tusha s’u ftua të jetë i pranishëm.

Ai ishte mbrëmë prezent në panelin e Procesit Sportiv, ku foli pikërisht për zgjedhjen e bërë nga FSHF-ja. Këtë herë, himni ynë iu besua Juliana Pashës, e për këtë Tusha ka një mesazh.

“Unë e prisja që Gjebrea të më dërgonte një ftesë, pasi e doja unë që ta këndoja himnin shqiptar ndaj Francës. Më parë më ka ftuar gjithmonë miku im, Armand Duka. Por këtë herë si përgjegjës ishte Gjebrea. E kuptoj këtë modernizimin e muzikës, por prisja që aty dhe në atë moment të ishte një tenor. Nuk e kuptova vendimin e tij”, është shprehur ai./newsport/