Kastrioti luan nesër ndeshjen e kthimit përballë Flamurtarit në Kupë, teksa ndeshja e parë është mbyllur me barazim pa gola. Stafi teknik e ka vlerësuar maksimalisht këtë takim dhe ndaj vlonjatëve do të luhet me 11-shen më të mirë.

Për këtë ndeshje mungon Joan Çela, por rikthehen dy të dëmtuarit, Armando Rami dhe Abaz Karakaçi. Kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin “Redi Maloku” në Fushë-Krujë, duke nisur nga ora 13:30. Sakaq, vetëm 48 orë pas Kupës, Kastrioti do të luajë sërish ndeshje zyrtare, kur sfidon Vllazninë në “Loro Boriçi”.

Caktimi i një ndeshjeje kaq të rëndësishme vetëm 72 orë pas Kupës, i disavantazhon krutanët, ndryshe nga Vllaznia, që ka fituar 0-2 në Pogradec ndeshjen e parë dhe mund edhe të luajë me rezervat. Gjithsesi, Kastrioti do të duhet t’i përballojë këto dy sfida.

Ne rradhet e stafit teknik dhe futbollisteve ka besim per nje ndryshim te situates dhe rikthim te rezultateve pozitive si ne kupe ashtu edhe ne kampionat.