Kastrioti vuan por në fund arrin që të marrë tre pikë të arta në sfidën ndaj Teutës. Krutanët fitojnë me përmbysje 2-1 një sfidë që u vendos që në pjesën e parë. Durrsakët u munduan të reagojnë në pjesën e dytë, por nuk arritën që të gjenin golin e barazimit.
Kastrioti ngjitet në kuotën e 9 pikëve në klasifikim, ndërsa Teuta mbetet skuadra e vetme e Superiores që nuk ka fituar asnjë ndeshje këtë sezon
Kastrioti-Teuta 2-1
(Karakaçi 28’, Morbek45+1’ / Karabeci13’)
Formacionet zyrtare
Kastrioti: Sali, Kodra, Selmani, Stojanovic, Rami, Karakaci, Hasani, Mehmeti, Zogaj, Morbeck, Greca. Trajner: Emiliano Çela
Teuta: Qirko, Marku, Kouro, Kotobelli, Idrizaj, Jazxhi, E.Vila, Beqja, Karabeci, L.Vila, Hebaj. Trajner: Bledi Shkëmbi