Kategoria e Parë ka zhvilluar takimet e radhës për llogari të javës së 15-të. Në Peshkopi ka pasur “lumë” golash.
Korabi vendas që në pjesën e parë gjeti rrugine rrjetës dy herë me Hoxhën dhe Hysenin, ndërkohë që në të dytën ishte Taku dhe Prendi ata që realizuan edhe dy herë të tjera.
Dibranet kesisoj i kane shkaktuar nje fitore shume te thelle pukjaneve te trajnerit Krepi e kurrsesi nuk e kishte menduar nje rezultat te tille.
Barazim pa gola në Rrogozhinë mes Egnatias dhe Besës. Rezultat ky qe favorizon edhe njehere tjeter ekipin e Kastriotit te Krujes qe “fiton” serish pa luajtur duke patur nje shans tjeter per t’u shkeputur edhe me shume nga rrogozhinasit e vendit te dyte.
Ndërkohë që edhe në Burrel ka barazim. Dy skuadrat që ishin në formë kanë shënuar që në pjesën e parë. Djidjiwa befasoi vendasit, ndërsa Peçi barazoi shifrat.
KATEGORIA E PARË – JAVA 15
Grupi A
Korabi-Tërbuni 4-0
Shënues: Hoxha 3’, Hyseni 41’, Taku 70’, Prendi 80’
Burreli- Erzeni 1-1
Shënues: Peçi 28’ / Djidjiwa 3’
Vllaznia B-Besëlidhja 2-0
Shënues: Çinari 27’, Hajdari 51’
Egnatia-Besa 0-0