Emiljano Çela do të jetë trajneri i ri i Kastriotit. Pas largimit të Ramadan Ndreut nga ky post, klubi krutan ia ka besuar pankinën ish-qendërmbrojtësit të njohur.
Ai u largua nga skuadra e Kastriotit në këtë sezon futbollistik, por siç duket ka zgjedhur t’i qëndrojë sërish pranë. Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar, klubi i Kastriotit i uron mirëseardhjen ish-lojtarit të vet që ka kontribuar për afro 5 vite si kapiten i ekipit.
“Klubi njofton se Emiljano Çela do të jetë trajneri i ri i Kastriotit. Ish mbrojtësi, tashmë do të nisë një rrugëtim të ri si trajner në familjen ku kontiboj për afro 5 vite me radhë si lojtar.
Çelës i urojmë mirëseardhjen, dhe shumë suksese në këtë rrugëtim të ri dhe të vështirë”- shkruhet ne njoftimin e klubit krutan per kete emerim te ri.