Dorjan Bubeqi u largua nga Kastrioti duke lënë krutanët pa trajner. Vendimi i teknikut për dorëheqje ishte i papritur, pasi dhe rezultat nuk ishin aspak negative nën drejtimin e ti.

Megjithatë, Kastrioti nuk ka vonuar dhe ka gjetur zëvendësuesin e Bubeqit. Sipas newsport mëson se trajneri i ri i krutanëve do të jetë Stavri Nica. Madje ky i fundit ka nisur menjëherë nga puna dhe ka dalë në stërvitje me ekipin.

Kujtojmë që Nica ka një karrierë të gjatë si në Superiore, Kategorinë e Parë apo dhe në të dytën. 70-vjeçari ka drejtuar ekipe si Kukësi, Laçi, Teuta, Erzeni, Shkumbini, Bylis, Burreli, Devolli, Besëlidhja dhe Luzi.

Për Nicën ky është një rikthim te Kastrioti, pasi më parë e ka drejtuar nga tetori i 2018, deri në dhjetor të po atij viti.