Vazhdon seria e rezultateve pozitive për ekipin e Kastriotit të Krujës që këtë sezon drejtohet nga trajneri shkodran Samuel Nikaj. Pasditen e sotme, krutanët kanë pritur në fushën e tyre Egnatian e Rrogozhinës dhe kanë fituar 2-1 ndaj saj. Të dy golat e vendasve janë shënuar që në minutat e para me anë të Malindit dhe Çelës dhe ndonëse Vargu ka shënuar për rrogozhinasit në pjesën e dytë, kjo gjë nuk e ka ndryshuar fatin e ndeshjes.
Kastrioti me fitoren e sotme është ngjitur në kuotën e 6 pikëve duke qenë i vetëm në renditje. Një kryesim me meritë dhe kjo padyshim që tregon ambicjet e kësaj skuadre për t’u ngjitur në Superligë në fund të sezonit. Javën e ardhshme, ajo do të luajë në Shkodër ndaj Vllaznisë B dhe do të jetë një provë e vështirë megjithatë mbetet për t’u parë në fushën e “Reshit Rusit”.Trajneri Samuel Nikaj duket i vendosur perta ngjitur ne Superlige edhe kete skuader ashtu siç beri sezonin e kaluar me Flamurtarin e Prishtines.
© shkodrasport.com