Kastrioti në Superiore pritet që të jetë një ekip solid dhe jo vetëm kalimtar. Me krutanët që kanë në gjirin e tyre lojtarë të talentuar, shqiptarë dhe të huaj, me kontrata afatgjata, por edhe të tjerë futbollistë që kanë luajtur rol të rëndësishëm në ngjitjen e ekipit në të Parën dhe janë pa kontratë aktualisht, por që klubi i ka në plane.

Por, krutanët kanë nisur merkaton dhe kjo për faktin se këtë verë, ndryshe nga sezonet e shkuara nuk ka shumë kohë për përgatitoren verore, e sidomos afrimet dhe kompaktësimin e grupit.

Ish-mbrojtësi i Kombëtares Ditmar Bicaj, që ka luajtur edhe me skuadrat e njohura të vendit tonë, si: Vllaznia, Teuta, Partizani, Tirana, Dinamo, Skënderbeu, Flamurtari dhe që këtë sezon që mbyllet ishte pjesë e Bylisit, nuk është çudi që të bëhet pjesë krutanëve.

Në fakt, drejtuesit dhe trajneri Ndreu u shprehën se skuadra nuk do të jetë kalimtare në elitë, por ka si synim që të afrojë lojtarë cilësorë dhe me “peshë” dhe Bicaj është një prej tyre që në mbrojtje bën punë, nisur edhe nga eksperienca e madhe që ka në elitë në nivele të larta…/Vipsport/