Kastrioti siguroi sot matematikisht, ngjitjen në Superligë për sezonin e ardhshëm.
Ekipi krutan i drejtuar nga trajneri Samuel Nikaj ka bërë një sezon fantastik në Kategorinë e Parë, duke u renditur i pari në Grupin A.
Për të uruar trajnerin Nikaj për arritjen me Kastriotin, Drejtori i Akademisë së Vllaznisë, Alban Hasani ka zgjedhur t’i drejtohet atij me një status të veçantë, ku shkruan:
“Urime vëlla. Ti nuk ke televizion që të bën reklamë. Nuk ke sekser trajnerësh që të ndash rrogën 70-30 që të zgjedhin ekipet.
Nuk ke qenë lojtar i madh i Vllaznisë dhe Kombëtares që është kusht kryesor që të drejtosh ekip.
Ti njeh vetëm punën dhe djersën tënde. Suksese gjigant”, shkruan Alban Hasani në Facebook./vipsport/