Ekipi i Kastriotit të Krujës ka mbyllur stërvitjet në Pukë dhe prej dy ditësh ndodhet në Bullgari për të zhvilluar atje fazën më intensive të përgatitjeve për sezonin e ri.
Por, kur pritej që pjesë e tij të ishte edhe një futbollist i dalë nga Akademia Vllaznia, pikërisht Denis Balaj, nuk ka ndodhur kështu.
Mesa duket ai nuk e ka kaluar provën dhe stafi teknik në fund ka vendosur që të mos e përfshijë në planet e tij.
Duket se gjërat nuk kanë shkuar ashtu si duhet për të dhe për këtë arsye nuk do të jetë pjesë e krutanëve në sezonin e ri futbollistik.
© shkodrasport.com
Ne foto Denis Balaj ne nje ndeshje me Vllaznine B/ Foto nga Fatlum Kurtaj