Pjesët e para të ndeshjeve të grupit A të kategorisë së parë, atij ku luajnë ekipet e Veriut, janë mbyllur tashmë dhe kanë dhuruar rezultate deri diku edhe befasuese.
Kështu, Kastrioti ndonëse luante në Shijak ndaj Erzenit vendas, njërit prej rivalëve të tij, ka arritur ta fitojë pjesën e parë me rezultatin 1-0 falë golit të shënuar nga Lilaj në ’22.
Në Pukë ndërkohë, Tërbuni vendas ka barazuar gjysmën e ndeshjes përballë Egnatias me rezultatin 2-2.
Rrogozhinasit kanë shënuar të parët me anë ë Nakos në ’33 por një minutë më vonë shkodrani Valdano Nimani ka barazuar shifrat.
Por miqtë kanë qenë sërish kërkuar dhe kanë shënuar në ’36 me anë të Melanit. Pukjanët s’heqin dorë dhe barazojnë shifrat në 2-2 përsëri me anë të Nimanit në ’43.
Në Lezhë barazim 0-0 në mes Besëlidhjes dhe Dinamos ndërsa në Kavajë, Besa ka fituar pjesën e parë 2-1 ndaj Korabit. Vllaznia B ka barazuar 0-0 me Burrelin
© shkodrasport.com