Kastrioti doli me një fitore të thellë nga java e 19-të në Kategorinë Superiore, teksa mundi brenda në Gjirokastër Luftëtarin, me shifrat 1-5. Shumë shpejt. Shifrat u zhbllokuan nga Xhunior, që në minutën e 10-të, ku pas një pasigurie të portierit Ruçi, me portën e boshatisur braziliani shënoi.
Në fundin e pjesës së parë, krutanët dyfishuan, me penalltinë e Markut, e cila u fitua pas një bërryli të kapitenit Rapa. Me nisjen e pjesës së dytë, bluzinjtë u hodhën për të kërkuar barazimin, dhe e gjetën me Filin me kokë, ne minutën e 70-të.
Por vetem kaq sepse krutanet do te shenonin edhe tre gola te tjere duke siguruar kesisoj nje fitore shume te thelle, 5-1 brenda ne Gjirokaster.
Nje fitore qe rikthen shpresen tek Kastrioti dhe e kunderta per Luftetarin qe nga skuadra model e dy sezoneve te kaluara, tashme eshte shnderruar ne nje skuader te turpshme.
Luftëtari – Kastrioti 1 – 5
GOLAT: Fili 70′ / Xhunior 10′, Marku pen. 45+5′, 83′, Rami 86′, T. Marku 90′
Luftëtari: Ruçi, Demo, Rapa, Hoxha, Xhekson, Aleksi, Açka, Fili, Hanti, Rrapo, Dunga. Trajner: G. Mezani
Kastrioti: Puja, Husein, T. Marku, Shehi, Ndreca, Ymeraj, Shehu, Bardhi, Zhunior, H.Marku, Vatnikaj. Trajner: B. Devolli.
Gjyqtarë. Emirion Sino, Ilir Tartari, Edlir Malo, Laver Alla.
Delegat: Petrit Brahja. Vëzhgues: Arjan Mali.