Pasditen e nesërme në Krujë do të luhet ndeshja e parë e turit të parë të Kupës së Shqipërisë, ajo në mes Kastriotit vendas dhe Vllaznisë. Natyrisht që për shkodranët është një ndeshje e cila duhet fituar në mënyrë që gjithçka të bëhet më e lehtë për ndeshjen e kthimit në mënyrë që të jenë ata të cilët do të kalojnë në turin e dytë të këtij kompeticioni.

Tur në të cilin siç dihet kuqeblutë do të ndeshen me Tiranën. Po kush do të luajë për kuqeblutë në këtë ndeshje të nesërme? Trajneri Cungu me siguri që do të aktivizojë futbollistët të cilët nuk kanë luajtur në ndeshjen e kampionatit ndaj Lushnjës. Në portë pritet që të jetë Sherri ndërsa në mbrojtje do të luajnë përveç Gurishtës e Markut, edhe Kukaj e ndonjë tjetër. Sakaq në mesfushë do të luajnë Rajçeviq, Bardulla, Çinari e Kalaja ndërsa në sulm nga minuta e parë me shumë mundësi do ta nisë Ribaj. Pavarësisht këtij fakti, objektivi i Vllaznisë do të jetë patjetër fitorja e kësaj ndeshje.

© shkodrasport.com