Ndeshja e javës së 13-të të kampionatit, ajo në mes Kastriotit dhe Vllaznisë do të luhet të shtunën (nesër) në stadiumin e qytetit të Krujës dhe do të nisë në orën 14.00. Kjo ndeshje do të transmetohet edhe nga kanali Supersport. Interesi për këtë takim është i madh sepse të dyja skuadrave u duhet fitorja për të përmirësuar renditjen e tyre në tabelën e klasifikimit. Interesant është fakti se pavarësisht rëndësisë së ndeshjes, kuqeblutë do nisen nesër rreth orës 11.00 drejt Krujës.

Ata, ndryshe nga herët e tjera, nuk kanë udhëtuar një ditë përpara. Përveç ndeshjes Kastrioti- Vllaznia, nesër luhen edhe tre takime të tjera dhe pikërisht:
Shkumbini- Luftëtari    ora 14.00
Teuta- Tomori              ora 14.00
Skënderbeu- Kukësi     ora 17.00

Tre ndeshjet e mbetura të javës së fundit të fazës së parë të kampionatit, do të luhen të dielën sipas këtij kalendari:
Tirana- Laçi                  ora 14.00
Besa- Bylis                    ora 14.00
Flamurtari- Apolonia     ora 14.00

Pas ndeshjeve të kësaj jave, mbyllet faza e parë e kampionatit dhe pas saj, nisin ndeshjet e turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë por Vllaznia nga ana e saj do ta ketë gjithë muajin dhjetor pushim ngaqë është eliminuar nga ky kompeticion.
www.shkodrasport.com