Espanyol Barcelona është përforcuar ndjeshëm në merkaton e janarit, të paktën duke parë pseudonimin e lojtarit.
Klubi katalanas ka konfirmuar ditën e hënë blerjen e lojtarit të përfaqësueses kineze Lei Wu.
Në vendlindjen e tij, Wu njihet si “Maradona kinez”.
Sulmuesi 27-vjeçar do të transferohet nga Shanghai SIPG, në sezonin e kaluar ai ka qenë golashënuesi më i mirë i kampionatit.
Ai e mbylli sezonin me 27 gola të shënuar, duke udhëhequr ekipin e tij drejt titullit kampion, për të parën herë në histori.