10 skuadra do të zbresin në fushë në orën 13:30 për tu përballur në ndeshjet e vlefshme për javën e 14-të në Grupin A, Kategorinë e Dytë.

Ndeshja më e rëndësishme është ajo mes Besëlidhjes dhe Ilirisë për shkak të renditjes në të cilën ndodhen. Një sfidë që pritet me shumë interes dhe padyshim që mund të vendosë shumë gjëra sa i takon garës së mëtejshme për kreun e renditjes.

Valbona do të sfidojë në transfertë Tërbunin. Ky i fundit është i vendosur për t’i marrë pikë tropojanëve në ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës.

Sopoti ndërkohë do të presë Gramshin. Dy duelet e tjera ndërkohë janë ato ku do të luajnë dy ekipet e tjera të Qarkut Shkodër ku Murlani do të presë Naftëtarin ndërsa Veleçiku do të presë në fushën e tij ekipin Albanët.

NDESHJET

BESËLIDHJA-ILIRIA ORA 13:30

VELEÇIKU-ALBANËT ORA 13:30

MURLANI-NAFTËTARI ORA 13:30

SOPOTI-GRAMSHI ORA 13:30

TËRBUNI-VALBONA ORA 13:30