Kategoria e Dytë çel siparin e sezonit të ri me 12 ekipet e Grupit A që zbresin sot në fushën e lojës për t’i dhënë jetë këtij edicioni të ri futbollistik. Shumë ndryshime nga ekipet që presin të konsolidohen me kalimin e javëve për të përcaktuar më qartë objektivat e gjithësecilit.

Të 6 sfidat do të luhen paralelisht në orën 16:00. Iliria shihet si favorite absolute në letër duke parë organikën e tyre dhe sot debuton në transfertë ndaj Tërbunit, një tjetër rival për të mos u nënvlerësuar.

Adriatiku pret Basanian e cila debuton për herë të parë në histori në këtë nivel duke qenë se është një ekip i krijuar së fundmi dhe rezervon surpriza.

Një derbi mund të quhet ai mes Veleçikut e Murlanit, njëjtë si ai mes Naftëtarit e Gramshit. Besëlidhja – Albanët dhe Sopoti – Luzi janë dy sfidat e tjera të ditës së sotme.