Do të nisë më në fund kampionati kombëtar i kategorisë së dytë në futboll. Ekipet pjesmarrëse të tij tashmë janë njohur edhe me kalendarin dhe duhet të bëhen menjëherë gati për ndeshjet e para të tij që do të luhen këtë të dielë, më datë 25 shtator.
Ajo që bie në sy në shortin e sapohedhur është derbi Tërbuni- Veleçiku që do luhet që në javën e parë. Pukjanët do presin kësisoj në siparin e kampionatit në “Ismail Xhemali” pikërisht koplikasit. Ata kanë objektiva madhore këtë sezon nën drejtimin e presidentit Petrit Syla ndërkohë që koplikasit vuajnë ende anën financiare dhe për këtë arsye, qëllimi i tyre do jetë të qëndrojnë në mesin e renditjes.