Diten e sotme do te zhvillohen kater ndeshjet e tjera te javes se dyte te kategorise se dyte te futbollit shqiptar. Siç kemi bere te ditur kjo jave startoi dje me fitoren 1-0 te Ilirise ndaj Veleçikut dhe barazimin 0-0 te Gramshit me Sopotin.
Nderkohe sot do te jete rradha e ekipeve te tjera per te zbritur ne fushen e lojes. Keshtu ne oren 16:00 ne fushen sportive te Barbullushit Murlani vendas do te prese Beselidhjen. Kjo e fundit konsiderohet favorite per te fituar megjithate duhet pritur fundi i 90 minuteshit per ta pare kete gje.
Lezhjanet e kane nisur me fitore kampionatin dhe sot do te kerkojne edhe nje te dyte per te qene ne krye te renditjes, ndersa Murlani per te lene pas njehere e mire ate humbje te thelle te javes se pare ne Koplik ndaj Veleçikut.
Basania sakaq do te prese ne fushen e saj ekipin e Luzit. Ky i fundit ka fituar javen e pare ne nje fushe te veshtire si ajo e Librazhdit ndaj Sopotit vendas dhe do te kerkoje te njejten gje edhe sot, por duhet pare reagimi i djemve te drejtuar nga Haris Lika te cilet bene nje hap fallso ne startin e kampionatit.
Nga ana tjeter, Terbuni i Pukes do te luaje edhe ai sot dhe do te jete mysafir ne stadiumin e Vores perballe Adriatikut vendas ne perpjekje per te marre fitoren e pare ne kampionat. Edhe kjo ndeshje do te startoje ne oren 16:00 ashtu si gjithe te tjerat./www.shkodrasport.com/