U luajtën ditën e sotme 3 sfidat e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë së Dytë. E gjithë vëmendja ishte te sfida në Gramsh mes vendasve dhe Partizanit B, e mbyllur na barazim pagola.

Trajneri i të kuqve, Genc Mamutaj kishte në dispozicion për këtë takim edhe disa lojtarë nga ekipi i parë, por në fund përballja nuk prodhoi fitues.

Në 2 sfidat e tjera, Spartaku mposhti Vllazninë B me rezultatin tenistik 8 me 2. Nje humbje shume e thelle kjo e djemve te drejtuar nga trajneri Kraja por duhet pranuar se sot ekipi shkodran ka patur shume mungesa ne rradhet e tij.

Golat e shenuar ne pjesen e dyte nga Fikaj dhe Stafa nuk kane mjaftuar per asgje, por thjesht per te ngushtuar shifrat e nje humbje shume te thelle.

Ndërkohë Tirana B arriti një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Adës me rezultatin 2-3 ne ndeshjen e luajtur ne Velipoje. Vendasit kane kaluar te paret ne avantazh me ane te Shkembit por vetem kaq sepse bardheblute kane shenuar me pas tre gola njeri pas tjetrit.

Nderkohe ne fund ka qene trajneri- lojtar Vahedin Pepa ai qe ka shnderruar ne gol nje 11-metersh te dhene per skuadren e Ades dhe ne kete menyre, i gjithe takimi eshte mbyllur ne shifrat 2-3.

REZULTATET:

GRAMSHI-PARTIZANI B 0-0

SPARTAKU – VLLAZNIA B 8-2

ADA-TIRANA B 2-3

Rezultatet