Janë mbyllur pjesët e para të ndeshjeve të javës së 16-të të kategorisë së parë. Në Kavajë janë duke luajtur Besa dhe Vllaznia B.
Takimi ka filluar me disa minuta vonesë sepse ekipi shkodran ka mbërritur pak vonë në Kavajë si pasojë e problemeve me trafikun.
Në fund të 45 minutave është fiksuar rezultati i barabartë 0-0 teksa të dy ekipet kanë patur rastet e tyre por pa arritur dot të shënojnë.
Me ekipin shkodran në këtë ndeshje po aktivizohen edhe dy futbollistët e ekipit të parë, mbrojtësit Antonio Marku dhe Erdenis Gurishta.
Ndërkohë në “Reshit Rusi” pjesa e parë e ndeshjes Tërbuni- Burreli është mbyllur në barazim 1-1.
Ka shënuar shkodrani Jurgen Gjini në minutat e para për pukjanët por ka barazuar Dervishi për matjanët. Në Lezhë ndërkohë Kastrioti kryesues e ka mbyllur pjesën e parë në shifrat 1-0 me golin e shënuar që në minutën e parë nga Nifemi.
Në Shijak ndërkohë Erzeni ka fituar 1-0 ndaj Egnatias ndersa Dinamo- Korabi eshte 0-0/
© shkodrasport.com