Java e 20-të e Kategorisë së Parë do të kulmojë me 5 sfida të cilat luhen të gjitha në orën 13:00.
Besëlidhja e Lezhës do të presë Skënderbeun që renditet në vendin e parë. Të dyja ekipet do të kërkojnë fitoren, vendasit për tju larguar fundit dhe korçarët për të ruajtur kreun.
Luzi 2008 do të përballet me Besën e Kavajës ndërsa Lushnja do të luajë në transfertë me Turbinën. Tomori do të sfidojë Burrelin dhe Korabi-Tërbunin.
Java 20
Sot
Luzi 2008- Besa
Beselidhja- Skenderbeu
Tomori- Burreli
Korabi- Terbuni
Turbina- Lushnja
Te henen
Apolonia- Oriku
Flamurtari- Dinamo