Java e 21-të e Kategorisë së Parë u mbyll me tri takimet e fundit. Në RTSH Sport HD Flamurtari mundi pastër në transfertë ekipin e Lushnjes ndërsa në RTSH 2 HD liderët e kampionatit kanë mundur që të fitojnë me vështirësi në Burrel. Ndërsa në duelin mes Besës dhe Kukësit vendasit kanë gjetur golin e fitores në minutat shtesë.

Vora mori një fitore të rëndësishme në transfertë duke mposhtur Burrelin 1-0 falë golit të Francesko Hasajt. Këto tre pikë e mbajnë skuadrën “blu” në krye të Kategorisë së Parë me dy pikë larg ndjekësit më të afërt, Flamurtari. Kuqezinjtë nga ana e tyre triumfuan lehtë në transfertën lushnjare ku fituan 3-0.

Tri pikë të rëndësishme mori edhe Besa përballë Kukësit me shifrat 2-1. Kavajasit ndodhen në vendin e tretë të tabelës së Kategorisë së Parë me gjashtë pikë më pak se Flamurtari.

BURRELI 0-1 VORA

81′ Hasaj

LUSHNJA 0-3 FLAMURTARI 

12′ Marku, 53′ Oshafi, 71′ Batha (P)

BESA 2-1 KUKËSI (“Arena e Demave”)

74′ Greca, 90’+4′ Goxha / 77′ Hilaj