Janë luajtur pasditen e djeshme 5 nga 6 përballjet e javës së dytë të Kategorisë së Parë. Flamurtari ka reaguar pas atij hapi fals në javën e parë të kampionatit. Vlonjatët kanë marrë një fitore 0-2 në transfertë përballë një skuadreje pretendente për t’u ngjitur në elitë, si Erzeni. Ndërkohë Kukësi ka dalë i humbur nga Vora. Verilindorët janë mposhtur me rezultatin 2-0.

Tre pikë ka arritur t’i marrë edhe Lushnja, e cila ka mposhtur Pogradecin me rezultatin e ngushtë 1-0. Ndërkaq, dy takimet e tjera kanë përfunduar në barazim. Burreli dhe Valbona janë larguar nga stadiumi me rrjeta të paprekura, ndërsa Apolonia ka barazuar në shtëpi me rezultatin 2-2 me Kastriotin./Sport Ekspres/


Ndeshjet e javës së dytë të Kategorisë së Parë:

Erzeni – Flamurtari 0-2

Vora – Kukësi 2-0

Lushnja – Pogradeci 1-0

Burreli – Valbona 0-0

Apolonia – Kastrioti 2-2