Jo vetem Vllaznia dhe Erzeni, por edhe Dinamo eshte duke bere perforcime gjate kesaj periudhe para nisjes se gjysmes te dyte te kampionatit sepse deshiron te mbetet ende ne loje sa i takon ngjitjes ne Superlige.
Dinamo godet në merkato duke afruar në skuadër sulmuesin Erald Kolgega. 24 vjeçari i cili e mbylli fazën e parë te Apolonia do të rikthehet sërish te dinamovitët pasi ka qenë edhe më parë pjesë e tyre.
Në të kaluarën Kolgega ka luajtur me skuadra si Korabi, Bylis, Apolonia dhe tashmë bëhët pjesë e Dinamos dhe përshtatja me skuadrën nuk do të jetë aspak problem, pasi sulmuesi e njeh mjaft mirë ambjentin.
Nuk perjashtohet mundesia qe ne ditet e ardhshme te kete te tjera afrime tek blute. Trajneri Allmuça e ka shprehur hapur deshiren per me shume lojtare cilesore sepse vetem keshtu mund te rivalizojne me Vllaznine dhe Erzenin.
Ditën e sotme skuadra e drejtuar nga Igli Allmuca do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Kombëtares U-19 që drejtohet nga Nevil Dede, që do ti shërbëj të dyja skuadrave për të parë gjendjen e lojtarëve.