Janë luajtur ndeshjet e javës së parë në Kategorinë e Parë të Grupit A. Renditja është ndarë në 2 gurpe, ku në grupin e parë do të luhen ndeshjet, të cilat do të përcaktojnë ekipin që do të ngjitet në Superiore, ndërkohë që në grupin e dytë, përcaktohet ekipi që bie nga kategoria.

Në grupin e parë, Besëlidhja ka barazuar shtëpi përballë Kastriotit kryesues, ndërkohë që Erzeni ka fituar me rezultatin 3-1 ndaj Egnatias.

Në grupin e dytë, Burreli ka dhënë shenja jete, pasi ka fituar në shtëpi përballë Korabit, ndërkohë që Besa ka mundur me shumë vuajtje Tërbunin. Dinamo nga grupi i parë dhe Vllaznia B nga grupi i dytë janë pushim.

Besëlidhja-Kastrioti 0-0

Erzeni-Egnatia  3-1

Shënues: 31′ Xhixhua, 47′ Lala, 69′ Troplini/48′ Ucena

Burreli-Korabi 2-1

Shënues: 20′ Peçi, 58′ Mellugja/ 78′ (p)Lleshi

Besa-Tërbuni 1-0
Shënues: 79′ Dikson