Janë mbyllur ndeshjet e grupit A, në Kategorinë e Parë. Egnatia është mundur në shtëpi përballë Kastriotit kryesues me rezultatin 1-2, ndërkohë që sfida Erzeni-Dinamo është mbyllur me rezultatin 1-0.

Me fitoresn e sotme, ka shkuar ne 10 pike tashme diferenca me ekipin e Erzenit qe mban vendin e dyte, kur kane mbetur edhe kater ndeshje per t’u luajtur deri ne fund te kampionatit.

Krutaneve u mjafton edhe nje fitore javen e ardhshme dhe mbyllin çdo gje sa i takon arritjes se objektivit per t’u ngjitur ne kategorine e pare.

Padyshim qe ky eshte nje sukses i kesaj skuadre dhe ne veçanti i trajnerit Samuel Nikaj qe po profilizohet si njeriu qe ngjit skuadrat ne Superlige.

E beri vjet ne Kosove me Flamurtarin e Prishtines dhe po e ben serish tashme edhe ne Shqiperi me Kastriotin e Krujes.