Në takimet Play off të Kategorisë së Parë, në Grupi A, Dinamo pret në shtëpi Egnatian. Përballja mes këtyre dy skuadrave pritet të jetë e rivalizuar edhe pse pa objektiva për secilën skuadër.
Dinamo do të kërkojë të kundërpërgjigjet për disfatën e fazës së parë ku u mundën në ‘shtëpi’ me rezultatin 2-0.
Egnatia që është edhe surpriza më e bukur e këtij edicioni ka bërë mirë në transfertë dhe do të udhëtojë me misionin për të ndjekur Kastriotin në renditje.
Takimi tjetër është ai mes Besëlidhjes dhe Erzenit. Një 90-minutësh pa interes pasi të dyja skuadrat nuk pretendojnë ngjitjen në Superiore. Ndërkohë, Katrioti është pushim për këtë javë.
Sa i takon fazës Play out, rivaliteti dhe interesi është më i madh pasi të pesë skuadrat janë në të njëjtin nivel. Burreli do të kërkojë triumfin në fushën e tij përballë Vllaznisë B, për të shpresuar tek mbijetesa.
Ndërkohë, Besa pret Korabin me motivin e 3 pikëve. Një ndeshje jo si të tjerat kjo pasi 1 muaj më parë të dyja skuadrat patën shumë konflikte në fushën e lojës. Tërbuni është pushim.
Përballjet e Kategorisë së Parë, Grupi B
Në takimet Play off në Grupin B, të Kategorisë së Parë spikat dueli mes Tomorrit dhe Bylis. Ballshiotët të “dënuar’ për të fituar pasi nuk dëshirojnë të humbasin terren me Tiranën kryesuese.
Tomorri nuk pretendon Superligën por kërkon të mos prish ekuilibrat e garës.
Ndeshja tjetër është dueli mes Pogradecit dhe Apollonis. Një sfidë ku objektivat janë përmbushur nga skudrat respektive dhe pritet të mos “ngjall” interes.
Sa i takon ekipeve që luftojnë për mbijetesën në këtë Grupin B, emocionet dhe rivaliteti është i madh. Turbina me fitoren e arritur një javë më parë në Peqin me Shkumbinin ka hyrë në garë për të qëndruar në Kategorinë e parë.
Cërrikasit do të presin Naftëtarin e vendit të fundit që u ringjall me suksesin me Shënkollin në Kucovë.
Një përballje mjaft e rrezikshme dhe përcaktuese për fatet e të dyjave skuadrave. Ndeshja tjetër e progranuar për tu luajtur, është ajo mes Shënkollit dhe Ilirise.
Një derbi ku vendasit nisen favorit pasi janë një ‘mburojë’ në fushën e tyre. Ndërkohë, Iliria do të kërkoi maksimumin për të hedhur një hap të sigurt drejt mbijetesës./newsport/