Kanë përfunduar të gjitha sfidat në Kategorinë e Parë. Vora ka mpposhur me shifrat 1-0 Lushnjën me golin e realizuar nga Ruzgis në minutën e 63-të. Me këtë fitore voranjakët ngjiten në vendin e parë të Kategorisë së Parë.

Besa është ndalur nga Erzeni në transfertë, teksa sfida u mbyll me barazimin pa gola 0-0. Korabi triumfoi në transfertën me Valbonën me shifrat 1-0. Goli i vetëm u shënua nga Taulant Marku. Kastrioti fitoi me rezultatin 1-0 kundër Kukësit me golin e Ajine të shënuar në minutën e 28-të.

REZULTATET

Erzeni 0-0 Besa

Vora 1-0 Lushnja

63′ Ruzgis

Kukësi 0-1 Kastrioti

28′ Ajine

Valbona 0-1 Korabi

34′ Marku

PANORAMASPORT.