Ditën e sotme do të nisë edhe faza më e nxehtë e Kategorisë së Parë teksa do përcaktohen edhe skuadrat që do të rrëzohen një kategori më poshtë si dhe ato që do të mbijetojnë.
Kështu, në Grupin A, ekipet që do të diskutojnë play out janë Egantia, Burreli, Dinamo, Tërbuni dhe Veleciku. Dy ndeshjet e sotme të Grupit A, janë ato mes Egnatias dhe Dinamos si dhe Tërbunit me Veleçikut.
Ndërkohë, në Grupin B të Kategorisë së Parë, skuadrat që do të diskutojnë qëndrimin apo rënien e tyre janë Devolli, Iliria, Shënkolli, Oriku, Turbina dhe Elbasani. /VipSport/
Ndeshjet:
Play out, Grupi A:
14:00 Egnatia-Dinamo
14:00 Tërbuni- Veleçiku
Play out, Grupi B:
15:00 Devolli-Turbina
15:00 Iliria-Shënkolli
15:00 Oriku-Elbasani