Sot rikthehet Kategoria e Parë, me 5 duele që do të luhen në orën 14:00. Besa e vendit të parë do të përballet me Burrelin e vendit të 4-të me kavajasit që vijnë si favoritë.

Por kjo ndeshje do te luhet ne Burrel per shkak te punimeve qe po behen ne fushen e stadiumit te Rrogozhines dhe ky fakt i motivon edhe me shume matjanet per te mundur nje tjeter ekip pretendent ashtu siç bene edhe me Flamurtarin pak jave me pare.

Një duel interesant është ai mes Korabit dhe Flamurtarit, ndërsa Kukësi do të sfidojë në transfertë liqenorët. Erzeni i vendit të fundit do të kërkojë 3-pikët në përballjen me Lushnjën.

JAVA 7/ SOT

VALBONA – APOLONIA 14:00

KORABI – FLAMURTARI 14:00

POGRADECI – KUKËSI 14:00

LUSHNJA – ERZENI 14:00

BESA – BURRELI 14:00