Kategoria e Parë ashtu si Superiorja do të luajë ndeshjet e radhës ditën e sotme, takime që janë të vlefshme për javën e 6-të të kampionatit. Duele mjaft të rëndësishme do të luhen në orën 16:00.

10 ekipe do të zbresin në fushë për të bërë mes tyre llogaritë e 3 pikëve të kësaj jave. Vëmendjen më të madhe do ta marrin përballjet Apolonia – Besa dhe Kukësi – Korabi.

Skuadra e Mirel Josës do të tentojnë rikthimin te fitorja në kampionat për të mbajtur vendin e parë në tabelë, ndërkohë fierakët ndodhen në zonën e ftohtë dhe në shtëpi nuk duan hala fals.

Nga ana tjetër Kukësi pas fitores ndaj Valbonës do të synojë vazhdimësinë, teksa përballë gjen Korabin që ndodhen në pjesën e fundit të klasifikimit. Duek “kokë më kokë” mes dy ekipeve pëe fitoren. Ndërkohë ndeshjet e tjera do të jenë Burreli – Lushnja, Flamurtri – Valbona dhe Vora –Pogradeci.