Kategoria e Parë ashtu si Superiorja do të luajë disa takime interesante, të vlefshme për javën e 3-të. Kjo javë është e ndarë në dy ditë, teksa takime mjaft interesante janë në program.

Kështu ditën e sotme do të luhen 5 ndeshje. Të gjitha në orën 16:00. Kukësi do të presë Apoloninë, ndërsa Valbona pret Erzenin.

Burreli luan në transfertë me Korabin, teksa Pogradeci pret Besën dhe Lushnja do të sfidojë në transfertë Kastriotin.

NDESHJET:

Më 11 shtator:

Kukësi – Apolonia / 16:00

Valbona – Erzeni/ 16:00

Korabi – Burreli/ 16:00

Pogradeci – Besa/ 16:00

Kastrioti – Lushnja/ 16:00