Ne Puke sot ka ndodhur e papritura. Terbuni vendas jo vetem qe nuk ka fituar ndaj Korabit, por eshte mundur prej tij.

Goli i vetem i ndeshjes eshte shenuar ne minuten e 94-te nga Prendi dhe me kete fitore dibranet kane siguruar qendrimin ne kategorine e pare.

Kjo ka shkaktuar nje drame per pukjanet e drejtuar nga shkodrani Kreshnik Krepi te cilet i japin lamtumiren kesaj kategorie.

Nderkohe Vllaznia B ka humbur 0-2 ne Burrel ndaj skuadres vendase ashtu siç pritej.

Me kete rezultat ekipi shkodran eshte renditur i parafundit dhe ka edhe nje mundesi per te shpetuar sepse do te luaje ne play out.