Jo vetëm Superiorja, ditën e sotme do të luhen edhe 3 takime në Kategorinë e Parë. Skuadrat do të luftojnë mes tyre për 3 pikët e javës së 17-të të kampionatit, teksa do të startojë të gjithë në orën 13:30.
Në Fier, Apolonia do të presë Flamurtarin. Një sfidë pretendentësh për Superioren vihen përballë njëri- tjetrit për 3 pikët e kësaj jave. Vetëm 4 pikë i ndajnë ekipet në tabelën e klasifikimit, me vlonjatët që ndodhen në vendin e 4-të me 30 pikë, ndërsa fierakët në vendin e 5-të.
Një tjetër takim i luftuar pritet të jetë edhe përballja mes Kastriotit dhe Bylisit. Krutanët do të presin në shtëpi ballshiotët, me këtë të fundit që do të kërkojnë edhe kreun e klasifikimit. Vendasit ndodhen në vendin e 8-të dhe synojnë vetëm fitoren për t’iu larguar fundit të klasifikimit.
Do të luhet gjithashtu edhe në Lushnje. Verdhejeshiltë do të duelojnë me Tomorin për 3 pikët e radhës. Lushnjarët synojnë fitoren për të shpresuar në një vend në “Play-Off”, ndërkohë nga ana tjetër beratasit për të “shkelmuar” krizën, ku njohin vetëm 2 fitore në këtë sezon./newsport/