Në datën 23 shkurt do të luhen ndeshjet e javës së 18 të Kategorisë së Parë, si për Grupin A, ashtu edhe për Grupin B.

Në këto ndeshje, padyshim që në qendër të vëmendjes do të jenë skuadra si Dinamo, apo edhe Vllaznia. Shkodraët do të presin në shtëpi Ilirinë, ndërsa Dinamo pret Burrelin.

Përsa i përket Grupit B, Bylis do të udhëtojë drejt Orikut, kurse Besa do të presë Turbinën. Mbetet për t’u parë si do të shkojnë këto takime.

Në të njëjtën kohë me shumë interes pritet edhe reagimi i klubit të Tomorit, pasi ditën e djeshme nuk kanë udhëtuar në Ballsh për të luajtur me Bylisin, si protestë ndaj Komisionit të Disiplinës nga java e shkuar me ndeshjen me Apoloninë në Berat, ku fierakët e morën fitoren në tavolinë me rezultatin 0-3.