Komsioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka vendosur t’i heqë 3 pikë nga klasifikimi aktual Tiranës nga klasifikimi për shkak të borxhit ndaj futbollistit Gjergji Muzaka.

Ky vendim, gjithsesi nuk e rrezikon pjesëmarrjen e Tiranës në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm, pasi diferenca me Bylisin e vendit të dytë është 13 pikë.

Në rast se Tirana nuk e shlyen Muzakën pas një afati të dytë, atëherë klubi bardheblu pritet të dënohet me -6 pikë të tjera.