Sot, Kategoria Superiore ngre siparin e javës së 13-të me dy ndeshje.
Në orën 13:45, në stadiumin e qytetit të Kamzës, do të luhet sfida Kastrioti-Egnatia. Të dyja skuadrat kërkojnë revanshin duke parë ecurinë e gjatë të rezultateve negative, por edhe pozicionet e tyre në tabelë duke mbyllur renditjen me dy vendet e fundit.
Në orën 16:45, në stadiumin “Loro Boriçi” do të zhvillohet ndeshja Vllaznia-Skënderbeu.
Skuadra shkodrane synon triumfin për t’i bërë presion Kukësit dhe Tiranës në dy vendet e para, ndërsa ekipi korçar kërkon me çdo kusht vazhdimësinë e rezultateve pozitive.