Me barazimin e Partizanit dhe Teutës është mbyllur dhe java e 25-të e Kategorisë Superiore, e cila u zhvillua e gjitha ne nje dite te vetme, para se ekipet te marrin “pushimet” per shkak te ndeshjeve te kombetares shqiptare.
Vllaznia rimerr kryesimin e kampionatit duke shkuar në kuotën e 45 pikëve, një më shumë se Laçi i vendit të dytë . Partizani dhe Teuta qëndrojnë në kuotën e 43 pikëve duke ndarë vendin e 3-të dhe të 4-ët.
Ndërkohë Tirana me fitoren ndaj Laçit afrohet në zonën e kupave me 5 pikë larg Partizanit. Skënderbeu kalon Apoloninë dhe i afrohet Bylisit të vendit të 8-të e cila mori një 3 pikësh të artë përballë Kukësit.
Gara pritet te behet gjithnje e me e forte sepse edhe ata qe menduan se Vllaznia rreshqiti dhe nuk do te kete me pretendime, ne fakt po rezulton ndryshe. Ajo eshte serish e para edhe pas kesaj jave.