Sot me fillim nga ora 16:00 do të luhen dy ndeshje interesante të javës së 31 të Kategorisë Superiore, Bylis-Tirana dhe Kastrioti-Skënderbeu.

Tirana ka synim fitoren dhe vazhdimësinë duke parë dy triumfet ndaj dy skuadrave si Vllaznia dhe Teuta, ndërsa Bylis tenton largimin sa më shumë nga zona e ftohtë.

Sfida tjetër e cila do të startojë nga ora 16:00 është Kastrioti-Skënderbeu e cila është e programuar të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Kamzës dhe pritet të jetë një takim i luftuar duke parë edhe zonën ku renditen të dyja klubet, por edhe për ecurinë në këto ndeshjet e fundit.

SFIDAT E DITËS SË SOTME NË KATEGORINË SUPERIORE –

BYLIS – TIRANA | 16:00

KASTRIOTI – SKËNDERBEU | 16:00