Kategoria Superiore ka mbyllur sot javën e 17 me ndeshjes mes Flamurtarit dhe Teutës, e planifikuar të luhej dje por për shkak të reshjeve të dendura të shiut, u zhvillua sot. Kjo ka qenë edhe ndeshja e fundit e këtij viti kalendarik dhe skuadrat kanë marrë pushimet e fundvitit teksa në fushë do të rikthehen vitin e ardhshëm.

Superiorja duhej të mbyllte fazën e dytë këtë muaj, por tërmeti i 26 nëntorit bëri që ndeshjet të shtyheshin me një javë dhe të bëhej e pamundur që të zhvillohej edhe java e fundit e fazës së dytë. Në këtë mënyrë, kjo javë është zhvendosur në muajin janar dhe FSHF do ta rinisë Superioren në mesjavë.

Të gjitha ndeshjet që mbyllin javën e 18 të Superiores, do të zhvillohen në mesin e muajit janar dhe data 22 janar është data kur rikthehet futbolli në vend.

Kjo datë mund të ndryshohet sërish me kalimin e ditëve megjithatë FSHF në kalendarin zyrtar njofton që në mesjavën e 22 janarit rikthehet futbolli. /vipSport/

Java 18, 22 janar 2020

Luftëtari – Kukësi

Skënderbeu – Partizani

Vllaznia – Flamurtari

Teuta – Laçi

Tirana – Bylis