Përballja mes Flamurtarit dhe Teutës, mbylli sot siparin e javës së 17-të të Kategorisë Superiore.

Kjo sfidë ishte planifikuar të zhvillohej ditën e diel, në orën 13:00, por për shkak të kushteve të rënduara atmosferike u shty për sot në orën 12:00, ku durrsakët e Edi Martinit triumfuan me rezultatin 1-3.

Pas mbylljes së javës së 17-të, skuadrat e Superiores, do të qëndrojnë plot 1 muaj pushim, teksa do të rikthehen për të luajtur, të mërkurën e datës 22 janar të vitit 2020, ku paraprakisht janë planifikuar të zhvillohen 5 sfidat e javës së 18-të.

Në këtë javë spikat përballja mes Skënderbeut dhe Partizanit që do të jetë dhe kryendeshja e javës. , ndërkohë që përballje tepër interesante pritet të jenë dhe ato mes Teutës dhe Laçit si dhe Tirana-Bylis.

JAVA 18-të:

E mërkurë, 22 janar 2020

SKËNDERBEU-PARTIZANI

TIRANA-BYLIS

TEUTA-LAÇI

LUFTËTARI-KUKËSI

VLLAZNIA-FLAMURTARI